Prishtina mposht Dukagjinin, kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës
Prishtina është skuadra e fundit që ka siguruar një vend për çerekfinalen e Kupës së Kosovës. Kryeqytetasit mposhtën 3-1 Dukagjinin, në sfidën e zhvilluar në Lipjan, shkruan lajmi.net. Në minutën e 11′ Prishtina kaluan në epërsi kur realizoi Leotrim Kryeziu për 1-0. Po rridhte minuta e 22′ kur vendasit që shënuan sërish, kësaj radhe me Jalen…

Sport
Prishtina është skuadra e fundit që ka siguruar një vend për çerekfinalen e Kupës së Kosovës.
Kryeqytetasit mposhtën 3-1 Dukagjinin, në sfidën e zhvilluar në Lipjan, shkruan lajmi.net.
Në minutën e 11′ Prishtina kaluan në epërsi kur realizoi Leotrim Kryeziu për 1-0.
Po rridhte minuta e 22′ kur vendasit që shënuan sërish, kësaj radhe me Jalen Blesan që ngriti epërsinë në 2-0.
Me dy gola epërsi të vendasve u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide.
Prishtina ishte më e mirë edhe në pjesën e dytë, kur Jean Blesa realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Prishtinën për 3-0.
Krejt në fund golin e nderit për mysafirët e realizoi Khomutov.
Kësisoj përveç Prishtinës në çerekfinale kanë shkuar edhe Ballkani, Llapi, Gjilani, Behari, Malisheva, Vushtrria dhe Feronikeli 74./Lajmi.net/