Prishen punët për Man Utd, garës për Haaland i futet edhe ekipi ‘binjak’ i Salzburg

8:04 | 21 Nentor 2019

Drejtori sportiv i RB Leipzig, Markus Krosche i ka dhënë shkëndijë lajmit nëse ata janë të interesuar të nënshkruajnë me sensacionin e Red Bull Salzburgut, Erling Braut Haaland.

Sulmuesi 19-vjeçar është një nga futbollistët më të kërkuar në futbollin evropian në këtë moment pas formës fantastike që po kalon.

Ai ka shënuar 26 gola në 18 paraqitje këtë sezon, duke përfshirë shtatë gola në katër takime në Ligën e Kampionëve, dhe Goal mund të konfirmojë që Manchester United është seriozisht i interesuar për të, përcjell lajmi.net.

“Djali është një lojtar shumë i mirë”, i tha ai Bild.

“Si në ligë ashtu edhe në Champions League, ai bën një punë jashtëzakonisht të mirë. Sigurisht, ne tashmë po shikojmë verën”.

Nëse Haaland do të transferohej në Leipzig, ai do të ishte lojtari i 18-të që bëri transferimin nga Salzburgu që nga viti 2011. Kujtojmë se të dyja ekipet kanë sponsor kryesor pijen Red Bull. /Lajmi.net/