Prishen për një çantë? Kejvina flet për sherrin me Françeskën

Kejvina Kthella dhe Françeska Jaçe nuk gëzojnë raporte të mira si më parë.

ShowBiz

22/09/2019 21:16

Javët e fundit është folur shumë për dy bukuroshet shqiptare Kejvinën dhe Françeskën të cilat nuk gëzojnë më raporte si vite më parë, e ish-velina tek emisioni ‘Xing’ ka treguar arsyen.

E ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ ajo për herë të parë rrëfeu arsyen e prishjes me ish banoren tek ‘Big Brother’.

Ishte spekuluar se arsye e ndarjes ka qenë një çantë luksoze por biondina ka demantuar këtë duke thënë

““Ty nuk të ka ndodhur ndonjëherë që të kesh pasur një shoqe dhe më pas të mos bëhesh më me të? Ne keni dy drejtime të ndryshme. Ne nuk kemi thënë ndonjëherë që jemi motra. Nuk jemi zënë thjesht vendosëm të mos bëhemi më bashkë”.