Prindërit keqtrajtuan dhe braktisën fëmijët, arrestohet mitrovicasi

Në Mitrovicë gjatë së martës është arrestuar një person për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Lajme

28/10/2020 08:55

Mesditën e së martës në Mitrovicë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se së bashku me bashkëshorten e tij kanë keqtrajtuar dhe braktisur fëmijët e tyre, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas arrestimit i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/