Princi George dhe Princesha Charlotte kanë trashëguar këtë pasion nga Mbretëresha Elizabeth!

Duket se janë në rrugën e duhur!

Fun

30/03/2021 12:42

Dy vogëlushët e familjes, Princi George dhe motra e tij, Princesha Charlotte, duket se po ndjekin hapat e stërgjyshes së tyre, Elizabeth, transmeton lajmi.net.

Ata kanë pasion për kuajt dhe po mësojnë në kurse kalërimi, teksa duket se janë përmirësuar goxha shumë.

Sipas ‘The Times’, Princ William është i emocionuar që fëmijët e tij kanë interes për të mësuar se si të kalërojnë.

7-vjeçari, George ka marrë mësime që në moshën 4-vjeçare, ndërsa Charlotte ka qenë gjithmonë e mahnitur nga kuajt.

Në një event të pallatit mbretëror, dukesha Kate Middleton pranoi se Charlotte ka gëzuar një dashuri të madhe për kujat qëkur ishte 1-vjeç, njësoj si gjyshja e saj, Mbretëresha Elizabeth.

Duket se janë në rrugën e duhur!