Prezencë e madhe e pluhurit saharian në Kosovë sot, qielli dhe dielli ndryshuan pamjen
Koncentrime të pluhurit saharian mbi rajonin tonë ka bërë që dielli të duket zbehtë në qiell.

Lajme
Prishtina Weather ka shpërndarë disa fotografi Mendim Rugovës të bëra sot, shkruan lajmi.net.
Në postimin e ‘Prishtina Weather’ thuhet se gjatë perëndimit disku i diellit vërehet edhe me sy të lirë, ku dallohen njollat solare që këto javë kanë qenë më aktive.
“24.04.2022 – Koncentrime të pluhurit saharian janë shtrirë mbi rajon dhe vendin tonë gjatë ditës së sotme, që edhe i dhanë qiellit një pamje më të zbehtë, derisa gjatë perëndimit disku i diellit vërehet edhe me sy të lirë, ku dallohen edhe njollat solare, që në këto javë kanë qenë më aktive.”, thotë Prishtina Weather. /Lajmi.net/