Prezantohuni me McLaren-in e ri, po e quajnë “shpejtësi e dritës”
Përshëndetuni me McLaren 765 LT të ri, më i shpejtë, më i lehtë dhe madje shumë më tërheqës sesa versioni i mëparshëm.
Auto & Tek
Në krahasim me modelin standard, 756LT peshon 80 kilogramë më pak falë përdorimit të fibrës së karbonit si përbërës, i aplikuar në panelin trupor dhe komponentet e saj, transmeton lajmi.net.
Nën kofano, makina posedon motorin 4.0 litërsh turbo-binjak të tipit V8. I njëjti bën që modeli të prodhojë 755 kuaj-fuqi në 7,500 rrotullime të gomave për minutë.
Makinës i duhen vetëm 2,7 sekonda 100 km në orë, derisa nga 0 në 200 km në orë 7,2 sekonda.
Modeli do të shitet me një çmim prej 300 mijë dollarësh (268 mijë eurosh). /Lajmi.net/