Presidenti Thaçi në vizitë tek bashkëluftëtari i tij, Hajrë Gashi, e çmon për kontributin e madh në luftë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar familjen e bashkëluftëtarit të tij, Hajrë Gashi.

Lajme

12/08/2020 21:22

Thaçi shkruan se Gashi ishte në UÇK qysh nga orët e para, shkruan lajmi.net.

Ai tutje thotë se Gashi e ka ndërtuar topin e parë në mënyrë artizanale gjatë luftës.

“Sonte, në familjen e bashkëluftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Hajrë Gashi, në Rezallë. Hajra e ka ndërtuar topin e parë në mënyrë artizanale gjatë luftës, që ne e quanim “Topi i Rezallës”. Ai, djemtë e tij dhe gjithë Drenica, kanë dhënë kontribut të madh në luftën tonë çlirimtare! HTH”, shkruan Thaçi. /Lajmi.net/