Presidenti kolumbian i reagon Trump-it, zotohet se do t’i “kap përsëri armët”

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro u zotua se “do të marr armët” në përgjigje të kërcënimeve nga presidenti amerikan, Donald Trump. Petro e bëri këtë deklarim në rrjetet sociale, duke reaguar ndaj Trump i cili tha se një operacion ushtarak në Kolumbi i dukej “i mirë” pas kapjes së suksesshme të presidentit Venezuelan, Nicolas Maduro të…

Bota

05/01/2026 15:45

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro u zotua se “do të marr armët” në përgjigje të kërcënimeve nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Petro e bëri këtë deklarim në rrjetet sociale, duke reaguar ndaj Trump i cili tha se një operacion ushtarak në Kolumbi i dukej “i mirë” pas kapjes së suksesshme të presidentit Venezuelan, Nicolas Maduro të shtunën.

“Edhe pse nuk kam qenë ushtar, di për luftën dhe operacionet klandestine. U betova se nuk do të prekja kurrë një armë tjetër pas Marrëveshjes së Paqes të vitit 1989, por për hir të vendit tim, do të marr përsëri armët, edhe pse nuk i dua”, shkroi Petro, transmeton lajmi.net.

“Nuk jam i paligjshëm, as trafikant droge. Pasuria ime e vetme është shtëpia e familjes sime, të cilën ende e paguaj me pagën time. Pasqyrat e mia bankare janë publikuar. Askush nuk ka qenë në gjendje të thotë se kam shpenzuar më shumë se rroga ime. Nuk jam lakmitar”.

Trump kishte paralajmëruar më parë se Petro duhet të “ketë kujdes” pas operacionit në Venezuelë.

Ai madje tha se “Çdo ushtar në Kolumbi ka një urdhër që tani e tutje: çdo komandant i forcave të armatosura që preferon flamurin amerikan ndaj flamurit kolumbian do të largohet menjëherë nga institucioni me urdhër të thjeshtë dhe me urdhër timin. Kushtetuta urdhëron që forcat e armatosura të mbrojnë sovranitetin popullor”.

“Prandaj, le ta dijë se po përballet me një komandant të popullit. Çlirojeni Kolumbinë përgjithmonë!”./Lajmi.net/