Presidenti i Sirisë, Al-Shaara konfirmon negociatat me Izraelin
Presidenti tranzitor i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka konfirmuar se po zhvillohen negociata me Izraelin për të arritur një marrëveshje sigurie, në përpjekje për të stabilizuar situatën pas rrëzimit të Bashar al-Assad më 8 dhjetor. Siria dhe Izraeli janë zyrtarisht në gjendje lufte që prej vitit 1948, megjithatë në vitin 1974 arritën një marrëveshje çarmatimi që…

Bota
Presidenti tranzitor i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka konfirmuar se po zhvillohen negociata me Izraelin për të arritur një marrëveshje sigurie, në përpjekje për të stabilizuar situatën pas rrëzimit të Bashar al-Assad më 8 dhjetor.
Siria dhe Izraeli janë zyrtarisht në gjendje lufte që prej vitit 1948, megjithatë në vitin 1974 arritën një marrëveshje çarmatimi që krijoi një zonë tampon në Lartësitë e Golanit nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara.
Kjo marrëveshje u bë bazë e një ekuilibri të brishtë mes dy vendeve për gati pesë dekada, transmeton albanianpost.
“Me rrëzimin e regjimit, Izraeli e konsideroi sikur Siria ishte tërhequr nga marrëveshja e vitit 1974, ndonëse ne që nga momenti i parë treguam përkushtimin tonë ndaj saj,” deklaroi al-Sharaa në një intervistë për televizionin shtetëror al-Ekhbariya.
Ai konfirmoi se bisedimet synojnë rikthimin e Izraelit në pozicionet e para 8 dhjetorit, ndërsa theksoi se “negociatat nuk kanë përfunduar ende”.
Muajin e kaluar, të dyja palët zhvilluan takime të drejtpërdrejta në Paris, nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.