Presidenti i Shqipërisë sot viziton Luginën e Preshevës
Presidenti shqiptar, Bujar Nishani sot do ta vizitojë Luginën e Preshevës.

Lajme
Vizita e Nishanit cilësohet historike pasi një vizitë e tillë ka munguar për dekada.
Sot në mesditë, Nishani arrin në Bujanoc, me ç’rast takohet me kryetarin e komunës, Shaip Kamberi, me ftesë të të cilit realizohet kjo vizitë, dhe me politikanë të tjerë shqiptarë të kësaj komune. Pas Bujanocit, presidenti i Shqipërisë e viziton edhe Preshevën. Autoritetet komunale i kanë ftuar qytetarët që të dalin në pritje për presidentin Nishani dhe të tregojnë mikpritjen e tyre.
Kjo do të jetë vizita e parë e një presidenti të Shqipërisë në Serbi, prej vitit 1948, kur në Beograd për vizitë kishte qëndruar presidenti i atëhershëm, Enver Hoxha. /Lajmi.net/