Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj vjen në Kosovë për të festuar Pavarësinë e Kosovës – Policia siguron rend dhe qetësi publike

 Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj bashkë me një delegacion shoqërues do të qëndroj në Kosovë me datë 17 dhe 18 shkurt. Policia e Kosovës, ka njoftuar se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë. “Gjithashtu…

Lajme

17/02/2025 10:01

 Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj bashkë me një delegacion shoqërues do të qëndroj në Kosovë me datë 17 dhe 18 shkurt.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Gjithashtu me rastin e shënimit Ditës së Pavarësisë, aktiviteteve në shesh dhe vizitave të personaliteteve të ndryshme në Republikën e Kosovës, për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës,  Policia e Kosovës  do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj kërkojmë mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/