Presidenti i La Liga-s, Tebas i emocionuar për rikthimin e CR7: Do ishte bukur

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas është i emocionuar për rikthimin e mundshëm te Cristiano Ronaldos.

Sport

17/03/2021 16:24

Mediat e njohura spanjolle, si El Chiringueto dhe Cadena Cope raportuan se portugezi do lejohet të largohet gjatë verës nga Juventus dhe agjenti i tij Jorge Mendes, ka kontaktuar “Los Blancos”, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, trajneri Zinedine Zidane tha se rikthimi i Ronaldos është i mundshëm.

I hapur për këtë rikthim është edhe Tebas, i cili e quan Ronaldon gjeni dhe yll.

“Ai vazhdon të bëjë ndryshimin, është ende gjeni dhe yll. Është lojtar i bërë në Madrid, do ishte bukur”, tha ai.

Ish ylli i Manchester Unitedit, është golashënuesi numër një në histori të Realit me 450 gola në vetëm 438 ndeshje./Lajmi.net/