Iu shmangën tatimit- ATK, Inspektorati dhe Prokuroria me aksion në 29 parkingje në Gjakovë

Një rast i shmangies nga tatimi po hetohet në Gjakovë. Njësitë policore në bashkëpunim me agjencitë e tjera si ATK, Inspektorati i Punës dhe Prokuroria Themelore kanë kryer një aksion inspektimi në 29 auto parkingje me qëllim të parandalimit dhe hetimit të veprës penale “shmangie nga tatimi”. Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje për të cilat…

Lajme

17/07/2026 09:15

Një rast i shmangies nga tatimi po hetohet në Gjakovë.

Njësitë policore në bashkëpunim me agjencitë e tjera si ATK, Inspektorati i Punës dhe Prokuroria Themelore kanë kryer një aksion inspektimi në 29 auto parkingje me qëllim të parandalimit dhe hetimit të veprës penale “shmangie nga tatimi”.

Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje për të cilat janë marrë agjencitë e tjera ligj-zbatuese, ndërsa policia do të vazhdojë procedurat ligjore rreth veprës ‘shmangie nga tatimi’./Lajmi.net/