Policia nis hetimet për rrezikim të sigurisë së aviacionit civil në Janjevë

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për “Rrezikim të sigurisë së aviacionit civil”, i cili dyshohet se ka ndodhur në fshatin Janjevë të Lipjanit. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 13 korrik 2026, rreth orës 21:50, ndërsa rasti është iniciuar zyrtarisht më 16 korrik, pas konsultimit me prokurorin. “Fsh.…

Lajme

17/07/2026 08:48

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për “Rrezikim të sigurisë së aviacionit civil”, i cili dyshohet se ka ndodhur në fshatin Janjevë të Lipjanit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 13 korrik 2026, rreth orës 21:50, ndërsa rasti është iniciuar zyrtarisht më 16 korrik, pas konsultimit me prokurorin.

“Fsh. Janjevë, Lipjan  13.07.2026 – 21:50. Më 16.07.2026 në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti i lartcekur, pasi që policia kishte pranuar një informatë se më 13.07.2026 kishte ndodhur rasti i lartcekur. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raport.