Sekuestrohen 486 gramë marihuanë dhe nëntë telefona mobilë në Dubravë

Gjatë kontrolleve të rregullta të zhvilluara në Qendrën Korrektuese të Dubravës, oficerët korrektues kanë zbuluar dhe sekuestruar sasi të substancave të dyshuara narkotike, si dhe pajisje të ndaluara, ndërsa policia ka iniciuar raste për posedim të paautorizuar të narkotikëve. Sipas raportit, më 12 korrik 2026, rreth orës 19:10, gjatë kontrollit në një zonë sterile në…

Lajme

17/07/2026 09:11

Gjatë kontrolleve të rregullta të zhvilluara në Qendrën Korrektuese të Dubravës, oficerët korrektues kanë zbuluar dhe sekuestruar sasi të substancave të dyshuara narkotike, si dhe pajisje të ndaluara, ndërsa policia ka iniciuar raste për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas raportit, më 12 korrik 2026, rreth orës 19:10, gjatë kontrollit në një zonë sterile në pjesën veriore të qendrës, oficerët korrektues kanë gjetur 482 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe nëntë telefona mobilë, katër kartela SIM dhe dhjetë kabllo për mbushjen e telefonave. Substanca narkotike është sekuestruar nga Policia e Kosovës, e cila ka iniciuar rastin, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq, më 9 korrik 2026, rreth orës 09:30, gjatë kontrolleve afër rrethojës së institucionit, oficerët korrektues kanë hasur në 4 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Edhe kjo sasi është sekuestruar nga policia, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, i cili vazhdon të mbetet nën hetime.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse ka persona të dyshuar të identifikuar në lidhje me këto raste, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Raportet e plota nga dy rastet: 

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

·         Qendra Korrektuese Dubravë  12.07.2026 – 19:10. Oficerët korrektues gjatë kontrolleve të rregullta në një zonë sterile në pjesën veriore kanë gjetur 482 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, 9 telefona mobil, katër sim-kartela dhe 10 kabllo për mbushjen e telefonave. Substanca narkotike është sekuestruar nga policia ku është iniciuar rasti.

·         Qendra Korrektuese Dubravë 09.07.2026 – 09:30. Oficerët korrektues gjatë kontrolleve të rregullta afër rrethojës kanë gjetur një sasi prej 4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë që është sekuestruar nga policia. Në konsultim me prokurorin është  iniciuar rasti dhe mbetet në hetime./lajmi.net/