Presidenti gjerman mbërrin në Tiranë, pritet nga presidenti Begaj

Për herë të parë në 27 vite, Shqipëria u vizitua këtë të enjte nga një president gjerman. Kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj ka pritur me një ceremoni zyrtare Presidentin gjerman Frank Walter Steinmeier. Pas ceremonisë me nderime ushtarake, Steinmeier dhe Begaj do të zhvillojnë një takim në ambientet e Presidencës dhe më pas do…

Lajme

01/12/2022 10:48

Për herë të parë në 27 vite, Shqipëria u vizitua këtë të enjte nga një president gjerman.

Kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj ka pritur me një ceremoni zyrtare Presidentin gjerman Frank Walter Steinmeier.

Pas ceremonisë me nderime ushtarake, Steinmeier dhe Begaj do të zhvillojnë një takim në ambientet e Presidencës dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Po ashtu, presidenti Gjerman Frank Walter Steinmeier do të mbajë dhe një fjalë në Kuvendin e Shqipërisë

Vizita e Steinmeier në Tiranë është sinjal i fortë për mbështetjen e Gjermanisë ndaj integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.