Presidenca Obama e paharruar edhe nga Yjet e Hollywood-it (Video)
Të famshmit e Hollywood-it, si dhe lojëtarët e NBA, i dhanë lamtumirë tejet emocionuese Presidentit Obama me rastin e përfundimit të mandatit të tij në postin e të parit të shtetit më të fuqishëm në botë.

Bota
Diçka të tillë bënë përmes një videoje të realizuar, ku shiheshin momentet e tyre më të paharrueshem nga tetë vjetët e tij në Shtëpinë e Bardhë.
Videoja e cila zgjatë pesë minuta përmban titullin ‘’Yes We Can: Your Most Memorable Moments from the Obama Presidency’’.
Realizimi i një videoje të tillë shkaktoi përplot emocion derisa ajo u publikua nga Shtëpia e Bardhë vetëm një ditë më parë, njofton Klan Kosova.
Yjet që mundësuan realizimin e një vepre të tillë tejet prekëse ishin: Leonardo DiCaprio, Tom Hanks, Jerry Seinfeld, Ellen DeGeneres, Michael Jordan, Kobe Bryant, John Legend, Kerry Washington, Samuel L. Jackson të cilët i dhanë Presidentit Obama ngrohtësi shpirtërore e një lamtumirë përplot emocion.
