Premierliga do të inkuadrojë një rregull të ri

Federata angleze ka vendosur për të shtuar një rregull sa i përket dueleve në ajër.

Sport

29/01/2021 19:57

Premierliga do të inkuadrojë një rregull të ri dhe pritet të inkuadrohet me gjashtë shkurt në ndeshjen ndërmjet Aston Villës dhe Arsenalit, transmeton lajmi.net.

Rregulli përcakton përplasjet kokë me kokë, dhe në rast të lëndimit, skuadra mund të bëjë dy zëvendësime shtesë.

Lëndimet e kokës nuk janë të panjohura në Premierligë, Petr Cech, ishte njëri nga lëndimet më të famshme, dhe së fundmi, Jan Vertonghen kishte thënë se lëndimi në kokë i ka lënë pasoja, dhe sigurisht i fundit, Raul Jimenez i cili u lëndua në kokë.

Rregulli i ri do të jetë në provë deri në fund të sezonit 2020-2021.

Edhe Premierliga në konkurrencën e femrave do të aplikojë këtë rregull.

Premierliga do të jetë liga e parë në botë që do të aplikojë një rregull të këtillë./Lajmi.net/