PREMIERË: “Papuqe Gucci” publikohet nga Gjiko
Kohët e fundit markat me të cilat vishen janë bërë inspirim për artistët që t’u bëjnë këngë.

ShowBiz
Është ky Gjiko i cili sapo ka lansuar këngën më të re me titull “Papuqe Gucci”, këngë të cilës ia ka bashkëngjitur edhe videoklipin.
Për këtë këngë, Gjiko ka bashkëpunuar me Big Bang, Valon Aziri dhe REDBOX Entertainment, kurse pjesë e videoklipit është edhe aktori Vedat Bajrami, Ledri, Ermal Fejzullahu
Projekti i fundit nga Gjiko ishte kënga “Gabime” e lansuar në korrik të këtij viti, këngë kjo të cilën reperi e solli në bashkëpunim me Nora Istrefin. /Lajmi.net/
