PREMIERË: “1 për krejt” vjen nga Meda dhe Mc Beka

Këngëtari Mehdin Përgjeqaj i njohur në publik si Meda, është shumë aktiv me projekte të reja muzikore.

ShowBiz

07/07/2018 17:30

Ai ditë më parë ka paralajmëruar një projekt të ri në duet me Mc Bekën, këngë e cila sapo është publikuar në kanalin YouTube, shkruan lajmi.net.

Këtij projekti, në të cilin dyshja i këndojnë atdheut, ia kanë shoqëruar edhe videoklipin, i cili po ashtu sjell motive kombëtare.

Për tekstin e këngës është përkujdesur Ghulo dhe Mc Beka, muzikën e ka bërë Nurteel, ndërrsa videon VSM, me skenar dhe regji të Mc Bekës.

Më poshtë mund ta dëgjoni “1 për krejt” nga Mc Beka dhe Meda. /Lajmi.net/

YouTube player