Prekëse, “Save the Children” thotë se shumë fëmijë janë lënduar dhe janë ndarë nga prindërit pas shpërthimit në Beirut

Organizata "Save the Children" ka thënë se pas shpërthimit të fuqishëm në Beirut shumë fëmijë janë lënduar dhe janë ndarë nga prindërit.

Bota

04/08/2020 22:32

“Jemi të shokuar nga shpërthimi i sotëm. Numri i të vdekurve mund të mos dihet për disa ditë por çfarë dimë deri më tani është se kjo është gjë e tmerrshme. Fëmijë mund të jenë lënduar, shokuar dhe ndarë nga prindërit”, thotë Jad Sakr, drejtor i organizatës në Liban.

Ai thotë se është me rëndësi jetike që fëmijët dhe familjet e tyre të jenë të sigurt dhe t’iu jepet shërbim sa më i shpejtë”, tha ai.