Preferoni të vishni fustane në dimër? Këto 5 këshilla do ju bëjnë të dukeni me shumë stil

Për sa i përket mënyrës sesi të vishni fustanet në dimër pa u dukur jashtë sezonit, ose më keq, të keni ftohtë, bëni kujdes me xhaketën!

Lifestyle

15/11/2021 16:30

Duket se dhe ditët e ngrohta të dimrit morrën fund dhe temperaturat po bëhen më të ftohta. Eshtë momenti që të ndërroni plotësishr garderobën, por lajmi i mirë është se nuk keni pse i hiqni të gjitha. Moti i ftohtë është një kohë e mirë për të përdorur artikujt tuaj të preferuar komod, si pulovrat komode, xhaketat dhe madje edhe fustanet.

Po, ashtu është: ju mund të vishni fustane në dimër, ndaj mos nxitoni t’i paketoni.

Gjatë një interviste ekskluzive me InStyle, stilistja e famshme Cindy Conroy na siguroi se fustanet mund të bëjnë një veshje të mrekullueshme dimërore. “I vesh pothuajse 365 ditë në vit”, shton ajo.

Për sa i përket mënyrës sesi të vishni fustanet në dimër pa u dukur jashtë sezonit, ose më keq, të keni ftohtë– Conroy thotë se “gjithçka varet nga aksesorët e duhur”. Mendoni për veshjet e sipërme, këpucët dhe bizhuteritë.

Pesë stilistë kanë dhënë këshillat e tyre më të mira.

1) Mund të bëni një kombinim me fustanet veror, duke veshur diçka poshtë tyre

2) Nëse vishni një fustan të hollë, stilojeni atë me çizme deri në kyçin e këmbës që janë midis 10-13 cm të larta (sigurisht për sa kohë që ndiheni rehat duke ecur me to).

3) Kombinimi me jelek puffer, të cilët po bëhen gjithnjë e më shumë të popullarizuar në media sociale. Ata vijnë në gjatësi dhe stile të ndryshme dhe krijojnë një stil të jashtëzakonshëm kur kombinohen me një fustan.

4) Fustanet me vata janë të duhurit për sezonin e dimrit.

5) Palltot dhe xhupat e gjatë janë perfect match për këtë sezon, por kujdes me kombinimin e ngjyrave! /Lajmi.net/