Prapashtica flet si lojtar i Dritës: Kam shumë për t’i dhënë klubit dhe “Intelektualëve”
Drita ditë më parë u përforcua edhe me sulmuesin e krahut, Albin Prapashticën. Prapashtica me kontratën e nënshkruar do të jetë pjesë e tre herë kampionëve të Kosovës në tri vitet e ardhshme, shkruan lajmi.net. Sulmuesi këmbëshpejtë është shprehur i kënaqur që i është bashkuar ekipit nga Gjilani. Ai në një prononcim dhënë për faqen…
Sport
Drita ditë më parë u përforcua edhe me sulmuesin e krahut, Albin Prapashticën.
Prapashtica me kontratën e nënshkruar do të jetë pjesë e tre herë kampionëve të Kosovës në tri vitet e ardhshme, shkruan lajmi.net.
Sulmuesi këmbëshpejtë është shprehur i kënaqur që i është bashkuar ekipit nga Gjilani.
Ai në një prononcim dhënë për faqen zyrtare të klubit ka thënë se mezi pret të nis rrugëtimin e ri te Drita.
“Kënaqësi, privilegj e nder të jem pjesë e njërit prej klubeve më të mëdha në Kosovë. Mirënjohës për menaxhmentin e klubit që më kërkuan dhe më bindën për projektin serioz dhe afatgjatë. Do të punojë dhe kontribuojë shumë për klubin si shpërblim për besimin e tyre ndaj meje”.
“Mezi pres të fillojë këtë eksperiencë të re. Kam shumë për t’i dhënë klubit tim të ri e në veçanti tifozerisë “Intelektualëve” – deklaroi Prapashtica.
Albin Prapashtica edicionin e fundit ishte pjesë e Prishtinës./Lajmi.net/