Pranvera po afrohet, e me të alergjitë – Pse ndodh ky reagim i trupit?

Pranvera mund të vijë me lule por edhe me bllokim e zhbllokim hundësh të përsëritur.

Lifestyle

09/03/2021 11:52

Ndryshimi i stinëve shkakton luhatje të shëndetit, shkruan “U.S. National Library of Medicine”.

Kjo është pranuar shkencërisht kohë më parë kur stinët nuk përplaseshin me njëra tjetrën, transmeotn lajmi.net.

Vitet e fundit moti ka pësuar luhatje të thella. Vera është shumë e nxehtë, dimri shumë i ftohtë por i shkurtër.

Pranvera zgjat shumë pak. Një mot i tillë shkakton shumë pakënaqësi dhe padyshim luhatje humori.

Shumë njerëz pretendojnë se përjetojnë ndryshime të dukshme në shëndetin e tyre sapo ndryshon moti.

Këtu përfshihen: dhimbjet e kokës, kyçeve, plogështia dhe e ftohura e përsëritur.

Pranvera mund të vijë me lule por edhe me bllokim e zhbllokim hundësh të përsëritur.

Në pranverë njerëzit kanë më shumë dhimbje koke se sa në verë ose në dimër.

Mjekët thonë se dhimbjet e kokës gjatë pranverës shkaktohen nga drita, temperaturat e ngrohta dhe mungesa e gjumit.

Me ndryshimin e orës, ditët janë më të gjata, por flemë më pak. Mëngjesi vjen më shpejt dhe drita mbush dhomën e gjumit duke nxitur zgjimin e padëshiruar.

Ja përse ndihemi pa energji dhe të plogësht në pranverë.

Si të mos mjaftonte gjumi, në pranverë përballemi me alergji të ndryshme, reagimin ndaj të cilave e shohim tek sytë, hundët dhe tështimat.

Ndryshimi i motit ka ndikim edhe tek ndjenjat tona. Drita e diellit është një element kritik. Sensorë të veçantë rregullojnë ritmet biologjike dhe hormonale, bashkë me humorin.

Lëkura e përdor rrezen e diellit për të prodhuar vitaminë D që është thelbësore për shumë funksione të organizmit.

A Na Sëmur Pranvera?

Është e vërtetë që e ftohura shkaktohet nga viruset dhe jo moti, por temperatura e ajrit dhe lagështisë ka një ndikim të fortë në organizëm.

Të parët tanë shpreheshin se pranvera vjen me një fllad që shkakton sëmundje.

Ky fllad shoqërohet me pluhura dhe polenë që irritojnë sytë, hundët dhe mushkëritë, veçanërisht të atyre që vuajnë nga alergjia.

Në pranverë, mjekët vërejnë edhe një shërthim të episodeve të sëmundjeve autoimunitare si ajo e sklerozës së shumëfishtë.

Sipas tyre kjo ka të bëjë me sistemin imunitar që është i dobët nga goditjet e dimrit.

Pranvera, Koha Për Të Pastruar Organizmin 

Me ardhjen e pranverës, vjen natyrshëm idea për të pastruar organizmin.

Na duhet të përshtatemi me këtë stinë të re, duke konsumuar me shumë barishte, sallata dhe fruta.

Pini Më Shumë Lëngje

Lëngje të freskëta frutash, barishtesh e perimesh janë veçanërisht pastrues për organizmin.

AgroWeb.org ju rekomandon të përdorni lulerradhiqen, majdanozin, panxharin, spinaqin dhe rukolën.

Pastroni Trupin Me Çajra Bimorë

Uji dhe çajrat e pastrojnë dhe hidratojnë organizmin.

Pini ujë me limon  dhe çajra me lulerradhiqe, xhenxhefil, hithra, mente e kopër.

Kujdes Me Stresin

Mëlçia është organi parësor që preket nga stresi.

Ky i fundit e bllokon atë dhe ja përse përballeni me dhimbje koke, rrahje të çrregullta zemre dhe fryrje.

Kujdes me ngrënien

Mos hani mbi tryezën e punës apo përpara televizorit.

Jini të pranishëm dhe të vëmendshëm ndaj pjatës dhe ushqimit që po përtypni.

Produkte të mira për stomakun janë: kastraveci, banania, shpargu, xhenxhefili, kamomili dhe nenexhiku.

Përveç ushqimeve, dilni shijoni shëtitjet në diell dhe në ajër të pastër, gjithnjë në rast se nuk jeni alergjikë./Lajmi.net/