“Prano ose ik” – Barcelona nuk do të bëjë më ofertë tjetër për Dembelen

Sport

23/06/2022 17:25

Barcelona nuk e ka ndërmend të bëjë ndonjë ofertë tjetër për sulmuesin e tyre anësor, Ousumane Dembele.

Lojtari ditë më parë e shprehu dëshirën e tij për të qëndruar në “Camp Nou”, por janë disa gjëra që nuk po i pëlqejnë në marrëveshjen e propozuar nga klubi katalunas, transmeton lajmi.net.

Situata financiare në të cilën gjendet Barça aktualisht nuk po i jep mundësi që të bëjnë rritje të mëdha pagash, pasi po mendohet të ruhet një ekuilibër financiar.

Francezi shkëlqeu në sezonin që lamë pas për katalunasit, duke qenë top asistues në skuadër dhe në La liga.

E gjithë kjo formë e mirë e ish-lojtarit të Dortmundit e kanë bërë që Xavi Hernandez të ngulmojë ta mbajë në skuadër. /Lajmi.net/