Emërohet Bordi i Përkohshëm i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive- ja kush janë emrat
Është emëruar Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Kompania për Menaxhimin e Deponive” Sh. A. Sipas vendimit të Qeverisë, Bordi është emëruar me qëllim të sigurimit të funksionimit dhe vendimmarrjes së rregullt të ndërmarrjes deri në emërimin e bordit me mandat të plotë. Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve përbëhet nga: Mirjeta Heta,…
Lajme
Është emëruar Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Kompania për Menaxhimin e Deponive” Sh. A.
Sipas vendimit të Qeverisë, Bordi është emëruar me qëllim të sigurimit të funksionimit dhe vendimmarrjes së rregullt të ndërmarrjes deri në emërimin e bordit me mandat të plotë.
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve përbëhet nga: Mirjeta Heta, kryesuese; Halit Kadriu, anëtar; Azemine Demiri-Gazideda, anëtare; Lirie Rrahimi-Ademi, anëtare.
Bordi i fundit me mandat të plotë i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive ishte emëruar nga Qeveria më 24.07.2024, me mandat trevjeçar.
Në përbërje të tij ishin Afrim Konjufca, kryesues, si dhe Emina Telaku, Valbona Thaçi dhe Petrit Pantina, anëtarë. Mandati i një bordi të rregullt është 3 vjeçar.