Potter pas humbjes ndaj Arsenal: U mposhtëm nga një skuadër më e mirë

Trajneri  i Chelsea, Graham Potter ka dhënë komentet e tij pas humbjes ndaj Arsenal. Derbi i Londrës i takoi sot krejtësisht skuadrës së Arsenal, ndonëse rezultatin tregonte vetëm një gol diferencë. Skuadra e Mikel Arteta dominoi takimin në ‘Stamford Bridge’ në çdo aspekt dhe arriti të merrte tri pikët. Pas ndeshjes, Potter e pranoi se…

Sport

06/11/2022 18:00

Trajneri  i Chelsea, Graham Potter ka dhënë komentet e tij pas humbjes ndaj Arsenal.

Derbi i Londrës i takoi sot krejtësisht skuadrës së Arsenal, ndonëse rezultatin tregonte vetëm një gol diferencë.

Skuadra e Mikel Arteta dominoi takimin në ‘Stamford Bridge’ në çdo aspekt dhe arriti të merrte tri pikët.

Pas ndeshjes, Potter e pranoi se skuadra më e mirë doli fituese.

“Mendoj se luajtëm ndaj një skuadre që është në moment të mirë, ka vetëbesim, dhe kjo tregohet nga pikët që kanë ata. Merita e tyre”, ka thënë Potter, transmeton lajmi.net.

“Arsenali meritoi fitoren. Kishim efortin, por u mposhtëm nga një skuadër më e mirë sot. Mikel ka bërë punë të mirë aty”, shtoi anglezi.

Chelsea vazhdon të jetë në krizë rezultatesh dhe aventura e Graham Potter nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. /Lajmi.net/