Postimet e “Lule Gjelit” për Osmanin, këshilltarja e ish-Presidentes: Kemi bërë kallëzim penal, padia për shpifje sa të zbulohet kush qëndron prapa profilit
Në profilin “Lule Gjeli” ka pasur postime edhe për ish-presidenten Vjosa Osmani, të cilat këshilltarja e saj Egnesa Vitia i cilësoi si përçarëse dhe që kanë nxitur dhunë. Ajo ka thënë se kallëzimi penal për postimet e “Lule Gjeli” është bërë në muajin maj, ndërsa padia për shpifje do të bëhet pasi të zbulohet se…
Lajme
Në profilin “Lule Gjeli” ka pasur postime edhe për ish-presidenten Vjosa Osmani, të cilat këshilltarja e saj Egnesa Vitia i cilësoi si përçarëse dhe që kanë nxitur dhunë. Ajo ka thënë se kallëzimi penal për postimet e “Lule Gjeli” është bërë në muajin maj, ndërsa padia për shpifje do të bëhet pasi të zbulohet se kush qëndron prapa profilit.
E njëjta ka deklaruar se porsa të zbulohet identiteti i personit që qëndron prapa këtij profili do të ushtrohet padi për shpifje.
“Qysh ne muajin maj ne i kemi denoncuar ne Polici keto sulme ndaj Presidentes Osmani, nderkaq tani nepermjet avokateve eshte dorezuar kallzim penal edhe ne prokurori…Ne momentin qe te zbulohet se kush qendron prapa ketij profili i cili nepermjet genjeshtrave monstruoze e linqimeve publike ka nxitur dhune e perqarje, atehere, pervec denoncimit ne polici dhe kallzimit penal do te procedohen edhe padite per shpifje ndaj personit/personave qe administrojne kete profil”, ka thënë më një përgjigje për Periskopin, Egnesa Vitia, këshilltare e ish-Presidentes Osmani.