Portugezi i Barcelonës vihet në pozitë të keqe – Trincaos i kërkohet të zgjedh mes Messit dhe Ronaldos
Francisco Trincao është vënë para një pozite tejet të vështirë.
Sport
Lojtari që këtë verë iu afrua Barcelonës, nga Braga, Francisco Trincao, është përballur me një pyetje të vështirë.
Sigurisht, në botën e futbollit, kur vjen puna tek aspekti individual, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi është debati më i madh.
Kjo pyetje iu shtrua edhe anëtarit të kombëtares së Portugalisë dhe lojtarit të Barcelonës, Francisco Trincao.
“Messi apo Cristiano? Epo.. është e pamundur të tregosh se cili është më i mirë”, ka thënë Trincao, transmeton lajmi.net.
Sigurisht, është e vështirë edhe për lojtarin që të jap një emër, pasi njërin ka shok skuadre me klube, tjetrin me kombëtare. /Lajmi.net/