Porto – Liverpool, formacionet e mundshme

Sonte rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve.

Sport

28/09/2021 14:55

Skuadra e Liverpoolit do të jetë mysafire e Portos sonte nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.

“The Reds” hyjnë në këtë ndeshje të motivuar pas fitores në xhiron e parë me Milanin 3-2, dhe formës së mirë në Premier Ligë ku zënë vendin e parë.

Në anën tjetër Porto barazoi me Atletico Madridi në raundin e parë, dhe sonte do të kërkojë një rezultat pozitiv ndaj gjigantit anglez.

Ekipi i Jurgen Kloop llogaritet favorit, por portugezët pritet të luftojnë deri në fund para tifozëve të tyre.

Formacioni i mundshëm i Portos: Costa; Corona, Cardoso, Marcano, Wendell; Otavio, Oliveira, Grujic, Diaz; Taremi, Martinez

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Alisson; Gomez, Matip, Konate, Tsimikas; Henderson, Fabinho, Jones; Salah, Firmino, Minamino /Lajmi.net/