Portieri i PSG-së lëndohet rëndë në kalërim, ndodhet në kujdes intensiv

Portieri i Paris Saint-Germain, Sergio Rico është në kujdes intensiv pas një aksidenti të ndodhur derisa ai po kalëronte. Kampionët e Ligue 1 konfirmuan se Rico, portieri i dytë i PSG-së, ndodhet në ICU në spitalin Virgen del Rocio të Sevillas. Se ndodhet në kujdes intensiv e kanë bërë të ditur edhe ‘Reuters’, përcjellë lajmi.net.…

Sport

28/05/2023 16:28

Portieri i Paris Saint-Germain, Sergio Rico është në kujdes intensiv pas një aksidenti të ndodhur derisa ai po kalëronte.

Kampionët e Ligue 1 konfirmuan se Rico, portieri i dytë i PSG-së, ndodhet në ICU në spitalin Virgen del Rocio të Sevillas.

Se ndodhet në kujdes intensiv e kanë bërë të ditur edhe ‘Reuters’, përcjellë lajmi.net.

Ai ka luajtur në të kaluarën për skuadra si Sevilla, Fulhami dhe Majorka . Ai gjithashtu ka luajtur një herë për Spanjën në vitin 2016.

PSG fitoi titullin e 11-të të ligës franceze pasi barazoi 1-1 në Strasburg të shtunën./Lajmi.net/