Portieri i Leicesterit te një super skuadër
Leicesteri do ta këtë të vështirë t’i mbajë lojtarët gjatë afatit kalimtar të verës.

Merkato
Pas Jamie Vardyt dhe Riyad Mahrezit, edhe portieri Kasper Schmeichel po lidhet me një largim nga ‘Foxes’.
Tottenham Hotspurs kanë shprehur interesim për të dhe do të tentojnë ta transferojnë gjatë verës, përcjell Lajmi.net nga mediet angleze.
Schmeichel ka qenë njëri nga lojtarët kryesorë të Leicesterit këtë edicion në Premierligë, duke rënë në syrin e shumë ekipeve, përfshirë këtu edhe ‘Spursat’.
Mirëpo, Leicester do të tentojë ta mbajë me çdo kusht atë në skuadër, madje sipas raporteve, atij i është ofruar një kontratë e re, njësoj si edhe sulmuesit Jamie Vardy që tashmë e ka nënshkruar.