Portieri i Gjilanit lëndohet pas përplasjes me Gnapi, intervenon ambulanca – gjendja e tij stabile

Një moment i rrezikshëm u regjistrua gjatë ndeshjes së sotme mes Gjilanit dhe Llapit, kur futbollisti Gnapi goditi portierin e Gjilanit, Vokli Laroshin, duke bërë që ekipit mjekësor dhe ambulancës të shkonin në terren. Pas ekzaminimit të parë, u konstatua se portieri nuk pësoi lëndime serioze, megjithëse Gjilani vendosi ta zëvendësojë atë për siguri të…

Sport

07/12/2025 13:13

Një moment i rrezikshëm u regjistrua gjatë ndeshjes së sotme mes Gjilanit dhe Llapit, kur futbollisti Gnapi goditi portierin e Gjilanit, Vokli Laroshin, duke bërë që ekipit mjekësor dhe ambulancës të shkonin në terren.

Pas ekzaminimit të parë, u konstatua se portieri nuk pësoi lëndime serioze, megjithëse Gjilani vendosi ta zëvendësojë atë për siguri të mëtejme. Klubi ka bërë të ditur se gjendja e Laroshit është stabile dhe jashtë rrezikut.

Lojtari Gnapi u ndëshkua menjëherë me karton të kuq direkt për ndërhyrjen e ashpër që shkaktoi incidentin./Lajmi.net/