Portieri i Chelsea, Mendy: Dua që Sadio ta fitojë Champions Leaguen
Edouard Mendy ka shprehur përkrahjen e tij për Liverpoool, për finalen e Champions League.
Sport
Portieri i Chelsea ka dhënë disa komente, ku mes tjerash ka folur edhe për preferencat e tij për finalen e Champions League.
Meqë shoku i tij te kombëtarja e Senegalit, Sadio Mane luan me Liverpool, atëherë Mendy do të bëjë tifo për ‘Reds’.
“Dua që Sadio ta fitojë Champions League, sigurisht”, ka thënë Mendy, transmeton lajmi.net.
“Ai po bën sezon të shkëlqyer, është në garë për Topin e Artë dhe Champions League do të bënte pikë kthyese të madhe në atë garë”, shtoi portieri. “Ai luan kundër garuesve më të mëdhenj. Kushdo që merr trofeun do të ketë pikë të mëdha”, tha mes tjerash senegalezi.
Edouard Mendy dhe skuadra e tij kanë përfunduar në pozitën e tretë në Premier League këtë edicion, prapa Liverpool, por rivaliteti në ligë nuk i pengon Mendyt që ta përkrahë shokun e tij për finalen e CL ndaj Real Madrid. /Lajmi.net/