‘Porsche’ rikthehet fuqishëm, kjo është vetura që sjellë

Porsche po bënë që brezi 991 dhe ai 911 të rikthejë emrin legjendar Speedster.

Auto & Tek

17/04/2019 17:44

Megjithatë, vetura e fundit që do të vijë nga radhët e brezit 991 me emërtimin Speedster do të jetë pa çati, si dhe do posedojë një motor 4.0-litërsh. Ai do jetë i aftë të prodhojë 502 kuaj-fuqi, transmeton lajmi.net.

Porsche do të ndërtojë vetëm 1.948 njësi, me mundësinë e prenotimit të serisë që nga 7 maji.

Megjithëse ende nuk është bërë i ditur çmimi i veturës, makina pritet të arrijë në fund të vitit 2019. /Lajmi.net/