Porsche do sjellë “bishën” e radhës, do i ketë 800 kuaj-fuqi
Porsche pritet të plasojë në tregun e veturave një "bishë" të radhës.
Auto & Tek
Kompania modifikuese gjermane ‘Gemballa’ njihet për çuarjen e veturave të kompanisë ‘Porsche’ në ekstreme të reja, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, ‘Gemballa’-s së fundmi i është nënshkruar një model anonim i kompanisë gjermane të prodhimit të automobilave.
Pronari i ‘Gemballa’-s dhe drejtori menaxhues Steffen Korbach thotë se vetura e paidentifikuar do të shfaqë një “dizajn unik, agresiv” dhe “fuqi të konsiderueshme motori, me mbi 800 kuaj-fuqi”.
Me një përformancë të tillë, vetura është potencialisht e aftë që të kapë 100 km/h për 2.38 sekonda, gjersa shpejtësia maksimale e saj është 370 km/h.
Prototipi i parë i veturës pritet të shfaqet në fillim të vitit 2020, ndërsa prodhimi i saj për vitin 2022. /Lajmi.net/