Porosia e Modricit për tifozët e Real Madrid

Edhe Luka Modric beson se Real Madrid e meritoi fitoren kundër Valencias.

Sport

29/04/2017 20:08

Reali në ‘Santiago Bernabeu’ mposhti 2:1 Valencian, e cila ishte afër të merrte një pikë, po të mos shënonte golin e fitores Marcelo në minutën e 88-të.

“Ne e merituam fitoren sot, ne reaguam si ekip, e shënuan menjëherë golin e dytë”, ka deklaruar fillimisht Modric.

“Ne treguam edhe kësaj here se dimë të luajmë mirë edhe kur trajneri bën rotacione në formacion”.

Kroati në fund ka folur edhe për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku të martën përballen me Atletico Madridin në ‘Santiago Bernabeu’.

“E marta do të jetë e vështirë dhe e komplikuar kundër një rivali të madh siç është Atletico, ne presim mbështetje nga tifozët tanë”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy