Poroshenko i bindur se do ta kthejë Krimenë

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko tha se Ukraina "do të bëjë çmos për të rimarrë kontrollin në Krime".

Bota

05/06/2015 13:15

Duke folur për gazetarët në Kiev sot, Poroshenko tha se “çdo ditë dhe çdo moment ne do të bëjmë çdo gjë për të kthyer Krimenë në Ukrainë”.

Poroshenko u betua se do të vazhdojë të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të mbajtur sanksionet kundër Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë në muajin mars të vitit 2014.

“Është e rëndësishme të mos i jepet Rusisë mundësia të thyejë koalicionin botëror pro-Ukrainë”.

Numri një i Ukrainës gjithashtu theksoi se kërcënimi i invazionit rusë është “shumë i lartë”.

Petro Poroshenko gjatë fjalimit të tij vjetor, k paralajmëruar se ka një, siç e quajti ai, “kërcënim kolosal” që luftimet në lindje të Ukrainës të rifillojnë në “shkallë të lartë”./REL/