1.5 milionë euro për banim social në Gjakovë, ndërtohen 23 njësi të reja dhe renovohen 6 shtëpi
Komuna e Gjakovës ka përfituar 1.5 milionë euro nga Projekti i Banimit Social Adekuat, financuar nga Qeveria e Kosovës. Sipas ministres në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar me nënkryetarin e Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj. Investimi përfshin 1.35 milionë euro për ndërtimin e rreth 23 njësive të…
Lajme
Komuna e Gjakovës ka përfituar 1.5 milionë euro nga Projekti i Banimit Social Adekuat, financuar nga Qeveria e Kosovës.
Sipas ministres në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar me nënkryetarin e Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj.
Investimi përfshin 1.35 milionë euro për ndërtimin e rreth 23 njësive të reja të banimit social, ndërsa 150 mijë euro do të ndahen për renovimin e gjashtë shtëpive private të familjeve në nevojë.
Projekti synon të përmirësojë kushtet e banimit për familjet e cenueshme dhe t’u krijojë atyre kushte më të sigurta dhe më dinjitoze për jetesë.
Ministrja Pacolli e ka cilësuar këtë investim si një mbështetje konkrete për familjet që kanë më së shumti nevojë për përkrahje.