Pornostarja i ofron 16 orë seks futbollistit nëse shënon 5 gola në 10 ndeshje – çfarë ndodhi?

Një herë, futbollistit rus, Alexandr Kokorin, iu ofrua një 'seancë seksi 16-orëshe' nëse arrin të shënonte pesë gola para fundit të sezonit.

Fun

08/12/2021 17:35

Alina Yeremenko, një aktore pornografike që përdor emrin skenik Alina Henessy, i ofroi Kokorin propozimin gjatë vitit 2015 kur ai luante për Dynamo Moskën, transmeton lajmi.net.

Yeremenko në një intervistë për Eurosport iu kërkua të vlerësonë lojtarët rusë nga 1 deri në 10, bazuar në pamjen e tyre.

Ajo Kokorinit i dha notën 10/10 dhe shfrytëzoi rastin ti dërgonte një mesazh personal.

“Nëse para përfundimit të kampionati Alexander Kokorin shënon pesë gola, unë premtoj të zhvilloj një maratonë seksuale 16-orëshe me të si falënderim”, tha ajo.

Ajo e tha këtë në prill kur Dynamo Moskës i kishin mbetur edhe 10 duele deri në fund të sezonit.

Megjithatë, Kokorin humbi këtë mundësi, pasi në 10 ndeshjet e fundit shënoi vetëm një gol. /Lajmi.net/