Policia turke përdor topa uji dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Policia turke ka përdorur topin me ujë dhe gazin lotsjellës kundër një turme protestuesish në Stamboll, ka bërë të ditur Reuters, në një përpjekje për t’i bllokuar në një marsh drejt zyrave të gazetës opozitare Cumhuriyet, stafi i së cilës u arrestua.

Bota

05/11/2016 19:24

Protestat në qendër të Stambollit u organizuan disa orë pasi autoritetet turke zyrtarisht arrestuan nëntë anëtarë të redaksisë së gazetës dhe njëkohësisht edhe disa zyrtarë pro kurdë, që ka shkaktuar reagime të përgjithshme nga perëndimi.

Të premten u arrestuan dy bashkëkryesues të partisë kurde në opozitë Demokratike Popullore. (REL)