Policia thotë se u sulmua një zyrtarë i saj
Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesëtar i sajë është sulmuar fizikisht deri sa po e kryente detyrën gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë.
Lajme
“Në rrugën “Mbreti Petar” në Mitrovicë dy zyrtarë policorë gjersa ishin duke e legjitimuar një të dyshuar mashkull K/Shqiptar, i njëjti e ka shtyrë njërin nga zyrtarët dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin ditor, deri sa rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtarë”.
Sipas të dhënave në raport, zyrtari ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. /Lajmi.net/