Policia skoceze përgatitet për vizitën e mundshme të Trump këtë muaj
Policia skoceze tha të mërkurën se po përgatitej për një vizitë të mundshme të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, në vend më vonë këtë muaj, e cila do të shënonte vizitën e tij të parë në Britani që nga zgjedhjet e ShBA-së vitin e kaluar. “Po bëhet planifikimi për një vizitë të mundshme në Skoci…

Bota
Policia skoceze tha të mërkurën se po përgatitej për një vizitë të mundshme të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, në vend më vonë këtë muaj, e cila do të shënonte vizitën e tij të parë në Britani që nga zgjedhjet e ShBA-së vitin e kaluar.
“Po bëhet planifikimi për një vizitë të mundshme në Skoci më vonë këtë muaj nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara”, tha në një deklaratë Emma Bond, ndihmës shefe e policisë së Skocisë.
“Ndërsa konfirmimi zyrtar nuk është bërë ende, është e rëndësishme që të përgatitemi paraprakisht për atë që do të ishte një operacion i rëndësishëm policor, shtoi ajo”, shkruan Reuters,