Policia sekuestron armë, municion e uniforma në veri, detajet në një konferencë të jashtëzakonshme në kampin “Enver Zymeri”
Policia e Kosovës do të mbajë sot, më 20 gusht, konferencë të jashtëzakonshme për media, ku pritet të jepen detaje për operacionet e zhvilluara në disa lokacione në veri të Mitrovicës. Konferenca do të mbahet në ora 16:00, në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë operacioneve janë gjetur…
Lajme
Policia e Kosovës do të mbajë sot, më 20 gusht, konferencë të jashtëzakonshme për media, ku pritet të jepen detaje për operacionet e zhvilluara në disa lokacione në veri të Mitrovicës.
Konferenca do të mbahet në ora 16:00, në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë operacioneve janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante, të cilat do të ekspozohen para mediave.
Në konferencë pritet të jepen gjithashtu informacione lidhur me veprimet policore në rastin e “Krimeve të Luftës ndaj Popullatës Civile”, për të cilin janë duke u zhvilluar veprime në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok.
Në konferencë do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.
Konferenca mbahet sot, më 20 gusht 2026, në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.