Ekstradohet nga Kosova në Spanjë personi i kërkuar ndërkombëtarisht për rrëmbim fëmije

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është bërë ekstradimi i një shtetasi të huaj nga Kosova në Spanjë, i cili kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar. Sipas Policisë, personi ishte arrestuar në Kosovë pasi kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Spanjës për veprën penale “rrëmbim i fëmijës”, raporton lajmi.net. Ekstradimi është realizuar nga…

Lajme

20/08/2026 12:34

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është bërë ekstradimi i një shtetasi të huaj nga Kosova në Spanjë, i cili kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar.

Sipas Policisë, personi ishte arrestuar në Kosovë pasi kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Spanjës për veprën penale “rrëmbim i fëmijës”, raporton lajmi.net.

Ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

Policia ka bërë të ditur se procedura është realizuar në përputhje me ligjet në fuqi dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional mes Kosovës dhe Spanjës.

Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare për parandalimin dhe hetimin e veprave penale, si dhe për gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar. /Lajmi.net/