Mbi një kilogram marihuanë konfiskohet në Brezovicë, arrestohet 27-vjeçari

Një person është arrestuar në Brezovicë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 gusht, rreth orës 23:30, pasi njësitet policore të Stacionit Policor në Shtërpcë kanë pranuar informatë për gjetjen e një substance të dyshuar narkotike në një vilë të pabanuar në Brezovicë, shkruan…

Lajme

20/08/2026 12:30

Një person është arrestuar në Brezovicë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 gusht, rreth orës 23:30, pasi njësitet policore të Stacionit Policor në Shtërpcë kanë pranuar informatë për gjetjen e një substance të dyshuar narkotike në një vilë të pabanuar në Brezovicë, shkruan lajmi.net.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit të një 27-vjeçari kosovar ka gjetur substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe dy peshore digjitale.

Nën dyshimin se personi mund të posedonte edhe substanca të tjera narkotike, është kontrolluar edhe një vilë tjetër, ku është gjetur një sasi tjetër e dyshuar marihuane.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar gjithsej 1,063 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një çantë krahu e zezë, një thikë metalike dhe një telefon celular.

Për rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, e cila ka marrë përsipër procedimin e mëtejshëm.

Po ashtu, është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar intervistimin e të dyshuarit dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore. /Lajmi.net/