Dogana ndalon në Kullë dylbi për pushkë snajper, udhëtari nuk kishte dokumentet përkatëse
Dogana e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa të huaja në pikëkalimin kufitar Kullë, i drejtuar nga një shtetas i Kosovës. Sipas njoftimit, gjatë intervistimit udhëtari nuk kishte deklaruar se transportonte mallra apo mjete që duhej të deklaroheshin. Megjithatë, bazuar në dyshimet e krijuara gjatë kontrollit, zyrtarët…
Lajme
Dogana e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa të huaja në pikëkalimin kufitar Kullë, i drejtuar nga një shtetas i Kosovës.
Sipas njoftimit, gjatë intervistimit udhëtari nuk kishte deklaruar se transportonte mallra apo mjete që duhej të deklaroheshin.
Megjithatë, bazuar në dyshimet e krijuara gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë kryer kontroll të detajuar të automjetit.
Gjatë kontrollit është gjetur një dylbi e destinuar për përdorim me pushkë snajper, për të cilën, sipas Doganës, nuk janë paraqitur dokumentet apo autorizimet përkatëse.
Malli është ndaluar nga Dogana, ndërsa ndaj personit janë ndërmarrë masat përkatëse dhe është iniciuar procedura kundërvajtëse dhe procedura të tjera administrative, në pajtim me legjislacionin në fuqi.
Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në kontrollin e kufijve dhe parandalimin e hyrjes së mallrave të rrezikshme, të kufizuara apo të palejuara në territorin e Kosovës. /Lajmi.net/