Policia raporton për dy vdekje të dyshimta

Dy vdekje të dyshimta janë raportuar dje në Kosovë. Për zbardhjen e rasteve është angazhuar prokuroria e shtetit.

Lajme

31/07/2021 08:36

Policia e Kosovës ka pohuar se dje në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur i alivanosur në banesën e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Po ashtu, siç ka raportuar policia në raportin ditor për 24 orët e fundit, në rrugën “Dardania”, në Fushë Kosovë, viktima mashkull kosovar, në banesën e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili e ka konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /Lajmi.net/