Policia po ndjek uzurpuesit nëpër fshatra (Foto)

Policia e Kosovës ka ndërmarr sot një aksion nëpër disa vende të Prishtinës

Lajme

07/12/2016 09:05

Zëdhënësi Daut Hoxha ka deklaruar për lajmi.net se operacioni policor është duke u realizuar në rajonin e Prishtinës dhe në fokus janë bastisja e disa lokacioneve.

“Në fokus të operacionit është bastisja e disa lokacioneve të personave të dyshuar të involvuar në vepra penale që ndërlidhen me ‘falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘uzurpim të paligjshëm të pronës”, ka deklaruar Hoxha.

Ai shton se operacioni është duke vazhduar edhe në këto momente dhe pas përfundimit do të bëhen të ditura detajet. /lajmi.net

2

3